LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takohet me ambasadorin Abbott, pajtohen që të vazhdojë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Mehaj takohet me ambasadorin Abbott, pajtohen që të vazhdojë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Me këtë rast, ambasadori Abbott e uroi ministrin Mehaj për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin e tij të plotë për bashkëpunim të ngushtë nga pozitat respektive.

“Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për Mbretërinë e Bashkuar në ofrimin e mbështetjes së madhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe për të arriturat e përgjithshme. Mbështetjen e deritashme në fushën e arsimimit dhe stërvitjes si dhe forma tjera, Ministri Mehaj e vlerësoi shumë të rëndësishme realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje, në njoftim thuhet se ambasadori Abbott, premtoi se Mbretëria e Bashkuar, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë mbështetjen dhe partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në mënyrë që të realizohen me sukses të plotë objektivat me planet tona të bashkëpunimit bilateral.

Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve mike në fushën e mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori