LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: FSK përfundoi me sukses stërvitjen “Saber Junction 2022” në Gjermani

Mehaj: FSK përfundoi me sukses stërvitjen “Saber Junction 2022” në Gjermani

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në stërvitjen e njohur shumëkombëshe “Saber Junction 2022” i mbajtur në Zonën e stërvitjeve ushtarake të forcave amerikane Hohenfels në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, duke thënë se kontingjenti i FSK-së, së bashku me 4400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022”.

“Në Qendrën e Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë të Komandës së Trajnimit të Ushtrisë së 7-të  të Forcave Amerikane, si pjesë e planeve të stërvitjes së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, kjo stërvitje mbahet për të vlerësuar gatishmërinë e njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore ‘Sky Soldiers’, për të ekzekutuar, të unifikuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Reklama
Reklama

Më tej, Mehaj ka thënë se “Komanda e 7-të e Stërvitjes së Ushtrisë  Amerikane dhe qendra e saj e trajnimit luftarak, Qendra e Përbashkët Shumëkombëshe e Gatishmërisë, janë të pozicionuara në mënyrë unike në Evropë për të pritur në mënyrë rutinore këto lloje të stërvitjeve shumëkombëshe gjatë gjithë vitit për të ndërtuar gatishmërinë e ushtrive dhe kombeve partnere”.

“Stërvitja ‘Saber Junction’2022’ promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, forcon aftësitë e partnerëve, mundëson SHBA-së të vendosë pajisjet më moderne për të gjitha misionet dhe ndërton ndërveprim dhe bashkëpunim midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Lajme
Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Lajme
Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Lajme
Hoxha: Rugova fitoi, Thaçi nuk erdhi në pushtet pa u “shndërrua” në Rugovë - edhe Kurti është drejt asaj rruge

Hoxha: Rugova fitoi, Thaçi nuk erdhi në pushtet pa u “shndërrua” në Rugovë - edhe Kurti është drejt asaj rruge

Lajme
Kurti: Nuk është mirë të thoni

Kurti: Nuk është mirë të thoni "Asociacioni po bëhet"

Lajme
I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

Drejtësi
Kalo në kategori