LAJMI I FUNDIT:

Meha: Shqipëria bën surpriza në Euro 2016

Meha: Shqipëria bën surpriza në Euro 2016

Alban Meha synon të jetë në finalet e Euro 2016 nga Superliga turke me Konyaspor-in, që është shfaqur si surpriza e këtij sezoni. Me një fotografi ku realizon gjestin e shqiponjës me duar, mesfushori foli për kualifikimin e Kombëtares dhe pritshmëritë në finalet e evenimentit në Francë.

“Kishim kualitet në ekip dhe besim te shanset tona drejt suksesit. Por, natyrisht ishim edhe me fat, pasi luanim në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë”, tha Meha për mediat turke. Mesfushori e cilësoi fitoren në sfidën e parë kualifikuese në Portugali si “një prej surprizave më të mëdha në rrugën drejt Euro 2016 dhe ishte pikërisht ajo ndeshje që i dha Shqipërisë besim për të siguruar një vend në Francë”.


Sipas Alban Mehas, pasi “arritjes historike për futbollin shqiptar”, tashmë “Kombëtarja do të japë më të mirën, që të realizojë të tjera surpriza në finalet e Europianit”. 29-vjeçari foli edhe për duelin me Zvicrën, skuadër ku aktualisht militojnë 6 lojtarë me origjinë shqiptare. “Debutimi i Kombëtares në Kampionatin Europian do të jetë mjaft interesant, edhe sepse luajmë ndaj Zvicrës. Kërkojmë fitoren e parë ndaj tyre në ndeshje zyrtare dhe ta nisim sa më mirë Euro 2016”, theksoi Meha, transmeton supersport.al.

Ndër të tjera, në intervistën e dhënë, mesfushori u shpreh se fituese e turneut në Francë do të jetë një ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë. Ai vlerësoi ekipin e Konyaspor-it, që po zhvillon sezonin më të mirë në histori. Nga individët përzgjodhi Arjen Robben si lojtarin më të mirë me të cilin është përballur në Bundesligën gjermane, ndërsa zbuloi se idhulli i tij ka qenë braziliani Rivaldo kur luante te Barcelona.

Për sa i takon faktit që është një specialist i goditjeve të dënimit, duke marrë edhe nofkën “snajperi”, Alban Meha saktësoi se nuk ka kërkuar të imitojë të tjerët, si në rastin e Pirlos që vëzhgonte ekzekutimet e Juninho-s. Prej moshës së vogël ai stërvitej vazhdimisht, duke provuar të krijonte një teknikë të tijën dhe praktikimi për rreth 14 vjet e kanë kthyer në një prej specialistëve të goditjeve standarde në nivel botëror.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori