LAJMI I FUNDIT:

Meha drejt Arabisë Saudite

Meha drejt Arabisë Saudite

Alban Meha në Arabinë Saudite: tashmë mund të thuhet se gjithçka është mbyllur zyrtarisht.

Mesfushori shqiptar do të luajë tek Al Nasr prej sezonit të ardhshëm dhe e gjitha ka një arsye madhore: klubi arab i ofron një pagë 3 herë më të lartë se Konjaspori.


Kampion në fuqi i Arabisë Saudite, Al Nasr ka dështuar këtë sezon, sepse po e mbyll në mesin e tabelës në kampionat dhe është eliminuar që në grupe nga Liga e Kampioneve të Azisë. Për pasojë, klubi po mendon përforcime madhore për sezonin e ardhshëm dhe Meha është një prej tyre.

Mesfushori 30­vjeçar ka qenë i jashtëzakonshëm te Konjaspori këtë sezon, sepse ka pasur një nivel të lartë loje dhe në 23 ndeshje të luajtura në kampionat e 6 në kupë ka dhënë në total 5 pasime për gol e ka shënuar edhe 5 gola.

Konjaspori i ka ofruar ditët e fundit rinovim me 1 milion euro në sezon, raportojnë mediat turke, por Meha ka preferuar Arabinë Saudite, edhe pse Konjaspori do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori