LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i po mban ushtrime në mbarë Kosovën

KFOR-i po mban ushtrime në mbarë Kosovën

“KFOR-i kryen ‘ushtrime të planifikuara’ në tërë Kosovën në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Ky është mesazhi me anë të të cilit, siç shkruan portali serb kossev.info, misioni i NATO-s në Kosovë i drejtohet publikut duke e shoqëruar atë me pamje të njësive të veta duke lëvizur nëpër rrugët e Kosovës.

Sipas këtij portali, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihen Hammer-ët amerikanë, njësi të karabinierëve italianë, si dhe anëtarë të ushtrisë ukrainase.

Po sipas të njëjtit portal, njësitë amerikane u panë kështu pas një kohe të gjatë në Jarinje.

“Lëvizjet e njësive të KFOR-it po vijnë përballë spekulimeve, si dhe paralajmërimet për trazirat e mundshme në Veri”, shkruan tutje kossev.info.

“Ushtrimi kryhet në mënyrë që të ‘ruajë gatishmërinë’ dhe ‘kapacitetin operacional’ që ‘të garantojë një mjedis paqësor dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes’, citohet të ketë thënë KFOR.

Këtë javë, Admirali James Fogo, komandanti i Komandës së Kombeve të Bashkuara në Napoli, qëndroi në veri të Kosovës, së bashku me komandantin e KFOR-it Salvatore Kuchio.

“Ushtarët e KFOR-it të cilët janë mbi 4000 mund të bashkohen me ekipet e reagimit të shpejtë. Ne nuk presim probleme as në afat të shkurtër apo të gjatë”, ka thënë ai.

Ndërsa, siç është raportuar, gjatë shtatorit në Kosovë pritet vijnë edhe rreth 125 ushtarë amerikanë nga batalioni për sulme me helikopterë. /Telegrafi/