LAJMI I FUNDIT:

Mediat maqedonase sulmojnë ashpër gazetarin Marin Mema, u dhemb e vërteta për Shkupin dhe Ohrin ilir (Foto)

Mediat maqedonase sulmojnë ashpër gazetarin Marin Mema, u dhemb e vërteta për Shkupin dhe Ohrin ilir (Foto)

Gazetari shqiptar Marin Mema, i cili me dokumentarët e tij për lashtësinë ilire të Ohrit dhe Shkupit dridhi mediat maqedonase, vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve nga këto media.

Ai është sulmuar ashpër për shkak të dokumentarit të transmetuar në Top Channel ”Shkupi, një histori Ilire”, ashtu siç ndodhi edhe me dokumentarin tjetër për qytetin e lashtë ilir të Ohrit.


Është vetë gazetari Mema që përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur sulmet kundër tij në gazetën më të madhe ditore maqedonase “Dnevnik”, për shkak të dokumentarit për Shkupin, shkruan Telegrafi.

Gazetari Mema thotë se gazeta maqedonase e quan provokator dhe e sulmon pa fakte.

LEXO PO ASHTU: Marin Mema “dridhi” Maqedoninë me ”Shkupi, një histori Ilire” (Video)

Ai thotë se sipas gazetës “Dnevnik” , “historianë antikë, shkrimtarë, studiues, gjuhëtarë, arkeologë , te antikitetit, mesjetes e deri ne ditët e sotme janë provokatorë e manipulatorë, ndërsa ‘Dnevnik’ me nacionalizmin ekstrem dhe pa fakte qenka në rruge të drejtë …”

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e gazetarit Mema:

“Per te dyten here siç ndodhi edhe pas emisionit per Ohrin, gazeta me e madhe ne Maqedoni, Dnevnik me sulmon serisht edhe per dokumentarin e Shkupit. Me cilesojne provokator dhe emisionin jo te mbeshtetur ne fakte. Kjo eshte vertete qesharake dhe e dini pse ?

Sepse nese une jam provokator dhe pa fakte atehere te tille jane edhe Plini , Herodoti, Kurt Rufi, Pausania, Livi , Prokopi i Cezarese, Herakli , Marceliusi , Straboni , Taciti, Diodori, Aristoteli etj. Provokatore duhet te jene edhe vete arkeologet sllave qe ne ekspediten e vitit 1953 kalane e Shkupit e cilesuan Ilire e po te njejtin rezultat dhane edhe ne gerrmimet e vitit 1966, te publikuara ne buletinin shkencor perkates. Provaktore dhe te pambeshtetur ne fakte sipas teorise Dnevnik duhet te jene edhe koleget e gazetes Maqedonia e re te vitit 67, apo mediat e tjera sllave qe e kane cilesuar Shkupin Ilir qe ne vitet 20. E po ashtu provokatore dhe te pambeshtetur ne fakte duhet te jene edhe studiuesi Aleks Buda, ai kroat Stefan Antoljak, Zef Mirdita, gjuhetari kroat Petar Skok, arkeologu Qiro Truhellka e shume te tjere. Por provokatore jane edhe ata qe hartuan rregjistrat Osmane, Italiane etj e qe flasin per shumicen derrmuese shqiptare ne te gjithe historine.

Pra te gjithe , historiane antike, shkrimtare, studiues, gjuhetare, arkeologe , te antikitetit, mesjetes e deri ne ditet e sotme janë provokatore e manipulatore, ndersa Dnevnik me nacionalizmin ekstrem dhe pa fakte qenka ne rruge te drejte … Vertete qesharake . Aq qesharake sa pergjigja ime e vetme eshte nje buzeqeshje e madhe . Shume e madhe.” (sic), ka shkruar Mema, i cili postimit të tij ia ka bashkangjitur ballinën e gazetës “Dnevnik”. /Telegrafi/

shkupi nje histori ilire

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori