LAJMI I FUNDIT:

Mediat malazeze, Gruevski kaloi nga Shqipëria

Mediat malazeze, Gruevski kaloi nga Shqipëria

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës për shtyrjen e dënimit me burg. Fotot tregojnë kalimin e ish-kryeministrit maqedonas nga Mali i Zi drejt Serbisë për te mbërritur me pas ne Hungari.

Mediat kanë publikuar gjithashtu edhe itinerarin e Nikolla Gruevskit, i cili u largua nga Maqedonia më 8 nëntor, data e fundit kjo që është takuar edhe me avokatin, ndërsa më 11 nëntor, ai dyshohet se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht duke kaluar ne afërsi te doganës se Bllates dhe brenda ditës ka kaluar në Mal të Zi, përmes Hanit të Hotit.


Po atë ditë, ish-kryeministri dyshohet se ka hyrë në Serbi përmes pikës kufitare të Dobrakovos, me një automjet në pronësi të një shtetasi hungarez. Më 13 nëntor, Nikolla Gruevski përmes një postimi në Facebook tha se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik në Hungari. Megjithatë mediat hungareze hedhin dyshime se Nikolla Gruevski kërkoi azil politik në ambasadën e Hungarisë në Tiranë.

Por këtë të diel, ka dale një tjetër version dyshohet se ish-shefi i qeverise maqedonase ka lënë Hungarinë, vendin që kërkoi azil dhe mund të ketë shkuar në Rusi ose Turqi me avionin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori