Mediat kolumbiane: Krimi i organizuar shqiptar po lë gjurmë në Ekuador, trafikantë nga i gjithë Ballkani
Mediat në Kolumbi kanë ngritur alarmin për shkak të rrezikut nga krimi i organizuar ku një rol duket se luajnë edhe bandat shqiptare.
“Asnjë dritë nuk shihet në fundin e spirales së dhunës në Ekuador”. Kështu nis artikulli i medias vendase e cila thekson se prania e sasive të mëdha të kokainës nënkupton më shumë para dhe më shumë armë për bandat.
Nga ana tjetër qeveria e fokusuar në kontrollin e pandemisë së COVID nuk ka arritur të përmbajë përshkallëzimin e konflikteve veçanërisht në sistemimin e mbipopulluar të burgjeve.
Ashtu si në Kolumbi dhe Venezuelë, gjurma e krimit të organizuar në Ekuador mbetet e vështirë të përcaktohet. Më muajin mars disa agjentë të ushtrisë folën për 13 grupe kriminale përgjatë kufirit që kanë lidhje me krimin e organizuar në Meksikë por nuk dhanë detaje në lidhje me këtë skemë.
Arturo Torres një gazetar vendas me përvojë të gjerë që mbulon kronikën në Ekuador thekson se kjo nuk është asgjë e re.
“Hetimet e policisë nuk kanë demonstruar përfundimisht se si funksionojnë marrëdhëniet mes bandave në Ekuador dhe karteleve meksikane”, tha Torres, duke shtuar se policia është fokusuar aq shumë në konfiskimet e drogës, saqë hetimet afatgjata për zbërthimin e bandave duket se kanë mbetur mbrapa.
Lidhjet ndërkombëtare shtrihen përtej Meksikës. Krimi i organizuar shqiptar ka lënë gjurmët e tij në situatën e krijuar në Ekuador ashtu si trafikantët e drogës nga vendet e tjera të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.
Ndrangheta italiane ka prezencën e saj për shkak se monitoron dërgesat kundër konfiskimeve në Guayaquil, edhe pse ndoshta në një masë më të vogël se lidhjet në portin e Santos në Brazil.
Disa ekspertë thonë se kjo nuk është e re.
“Dhuna në Ekuador nuk është e padëgjuar. Kemi pasur një kulm të kësaj situate në fillim të viteve 2000 kur kishte një shkallë të gjerë vrasjesh. Në atë kohë ne folëm për disa banda që operonin në qytete të ndryshme”, shprehet Carla Álvarez, një eksperte për krimin dhe sigurinë në Institutin për Studime të Larta Kombëtare (IAEN) në Ekuador. /Abcnews.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert