LAJMI I FUNDIT:

Për dy ditë trajnim në Bruksel, shpenzojnë katërmijë euro

Për dy ditë trajnim në Bruksel, shpenzojnë katërmijë euro

Një trajnim në Bruksel ka kushtuar gati katër mijë euro. Dy zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane kanë qenë në një trajnim dyditor në Bruksel, me temën “Pasqyrat Financiare dhe Analiza e Performancës”. Kosto totale e këtij trajnimi, së bashku me shpenzimet e udhëtimit, ishte 3,934 euro. Kështu thuhet në raportin e Auditorit të përgjithshëm për MIE.

Ky trajnim afatshkurtër dyditor për auditorin, nuk justifikon koston e bërë. Sipas raportit, rreziku është se trajnimet e tilla nuk e arrijnë vlerën për parat e shpenzuara, e kjo gjithashtu ndikon në një menaxhim jo të mirë të buxhetit.


Po ashtu, auditori ka evidentuar një marrëveshje kontraktuale pa procedura të prokurimit në MIE.

“MIE, kishte nënshkruar marrëveshje me një operator të shërbimeve të telefonisë mobile, duke anashkaluar procedurat e hapura të prokurimit. Afati i kësaj marrëveshje është trevjeçar, me obligim që MIE të paguajë minimum shumën mujore prej 1,586 euro”, thuhet në raport.

Ndër të gjeturat tjera për Ministri janë edhe shpenzime përtej vlerës së lejuar me aneks kontratë, ku para përfundimit të kontratës kornizë “Shërbime të përkthimit”, MIE kishte nënshkruar aneks kontratë, e cila kishte vazhduar për shtatë muaj. Gjatë kësaj kohe, ishin shpenzuar 24 mijë e 903 euro apo 24 për qind të shpenzimeve të ndodhura me kontratën bazë (100,518€), duke tejkaluar në këtë rast limitin prej 10 për qind të përcaktuar me legjislacionin aktual përkatës.

Sipas auditorit, kjo Ministri ka punësuar në pozitën “zyrtar i lartë për planifikim dhe koordinim”, një përfitues të bursës së financuar nga zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian (KE).

“Procesi i përzgjedhjes së kandidatit nga të diplomuarit jashtë vendit (përfituesit e bursave përmes programit Young Cell Scheme6) nuk ishte dokumentuar. Nuk është mbajt ndonjë evidencë apo shënim zyrtar për procesin e përzgjedhjes”. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori