Jo vetëm politika gjermane ka reaguar pas ashpërsimit të tensioneve në veri. Edhe mediat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve në veriun e Kosovës.
Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj pas ashpërsimit të situatës në veri, shkruan se ajo që po ndodh aktualisht në veriun e Kosovës është një shkallëzim i rrezikshëm, të cilin perëndimi duhet ta marrë seriozisht. “Për shkak të konfliktit në Ukrainë […] shumë kanë harruar, se lufta nuk është rikthyer këtë vit në Evropë.
Fuçia e parë e barutit, që shpërtheu pas rënies së Murit të Berlinit ishte ish-Jugosllavia. […] Por shumë më tepër se në Ukrainë, Brukseli dhe Uashingtoni kanë mundësi direkte të ndikimit në Ballkan. […]Prandaj duhet këtë herë të jetë parimisht e mundur, që ta vendosin gjendjen sërish nën kontroll. As Serbia dhe as Kosova nuk kanë interes për dhunën apo kthime serioze pas në marrëdhënien me perëndimin. Për Moskën […] kjo nuk vlen. Vetëm për këtë arsye është kaq urgjente, që evropianët të kujdesen më fort për Ballkanin”.
Kurse gazeta “Märkische Zeitung” reagon në lidhje me politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe Rusisë.
“Megjithatë Vuçiqi pritet gati me përulje nga përfaqësues të Bashkimit Evropian. Kjo politikë ‘appeasement’ e qetësimit ka bërë që gjendja të shkallëzohet. Prandaj ka ardhur koha për ndryshim të politikës: Faktorët perëndimorë duhet të kërkojnë qartë nga presidenti serb t’i japë fund provokimeve dhe dëshirës për fuqinë e madhe serbe dhe të kontrollojnë kanalet e rrjedhjes së parave nga Rusia. Përveç kësaj BE duhet që ta kushtëzojë dhënien e parave tek Serbia dhe të kuptojë më në fund që Vuçiqi as nuk do të hyjë në BE”.
Ndërsa “Welt” nën titullin “Loja e ndezjeve e Serbisë mund të përhapë zjarrin” shkruan se shumë të le të kuptosh, se është Rusia në sfond, që e nxit konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, edhe për të shkaktuar pasiguri në perëndim.
“Presidenti Putin e përdor presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si ndihmësin e tij.[…] Në rastin më të keq grindja mund të dalë jashtë kontrolli dhe të shkaktojë një konflikt të zgjeruar në Ballkanin e brishtë, megjithë prezencën e NATO-s dhe këtë para derës së BE”.
“Welt” analizon më tej se përplasjet aktuale tregojnë, se marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE nuk ishte me shumë vlerë.
“Marrëveshja ishte shumë miqësore ndaj serbëve kundrejt Serbisë dhe nuk i zgjidhi problemet me detyrimin për qeverinë kosovare për të lejuar një asociacion të komunave serbe- Nuk është e kuptueshme pse BE këtë marrëveshje deri më sot e nxjerr atë kudo përpara”, shkruan kjo gazetë. /dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur