Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.
Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të rrëzohet një qeveri në mesin e krizës së coronës, konsiderohet edhe në Ballkan si veprim i marrë. “Motivi që doli në krye ishte një grindje për menaxhimin e duhur të krizës së Coronës. Kreu i qeverisë, Kurti refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si e kërkonte presidenti Thaçi. Por realisht që me krijimin e qeverisë ka shpërthyer një luftë e ashpër pushteti mes të dyve, që e pengon edhe më shumë aftësinë vepruese të shtetit të brishtë në një situatë krize.”
“Neue Zürcher Zeitung” thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. “Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.
Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?…Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën. Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën.”
Kurse gazeta gjermane “taz” -“Die Tageszeitung” në një artikull me titull “Kosova sërish pa qeveri” thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave. Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i nevojitej Trumpit.”
Kurse të enjten (26.03) ishte gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që i kushtoi vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Formalisht pretekstin për mocionin e mosbesimit e ofroi një grindje për mënyrën e veprimit në krizën e Coronës. Presidenti Hashim Thaçi doli si forca nxitëse. Thaçi mbështetet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, që u zgjodh edhe i dërguar i posaçëm për Serbinë dhe kosovën. Grenell kërkon prej javësh që Kosova të heqë tarifat e doganave pa kushte. Kurti ishte kundër kësaj, Kosova mund t’i heqë doganat, nëse edhe Serbia heq barrierat e saj tregtare. Kjo bëri që të ashpërsohej toni mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë kosovare. Donald Trump Junior kërcënoi me atë që amerikanët mund të mbyllin edhe kampin Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë.”/DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Një shtetas nga Serbia është mashtruar në Shkup, i kanë marrë 300 euro për një aksident të rremë
Maqedonci në Hungari: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE nuk ka alternativë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë