Rita Ora është bërë një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm - por jo shumë fansa e dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë.

Emri i vërtetë i superyllit 30-vjeçar me famë globale është Rita Sahatçiu, shkruan mediumi britanik The Sun.


Rita ka lindur në Prishtinë, Ish-Jugosllavi (tani Kosovë), nga dy prindër me origjinë shqiptare.

ritush1

Babai i yllit zbuloi se ai e ndryshoi mbiemrin në Ora pasi Sahatçiu ishte e vështirë të shqiptohej nga të huajt.

Babai i saj, Besnik Sahatçiu, raportohet se ishte pronar i një pijetoreje në Londër, ndërkohë që ka studiuar për ekonomi.

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB) - ajo madje u thirr vitin e kaluar për të punuar në vijën e parë të frontit gjatë shpërthimit të pandemisë coronavirus.

ritaora 228102698 118293097196035 4871422912111028248 n 1

Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

Për t'i shpëtuar kësaj, familja u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeçe.

Në prill të vitit 2020, Rita foli për "shpëtimin nga persekutimi" pasi familja e saj u bashkua me miliona shqiptarë të tjerë që ikën nga vendi gjatë një lufte një dekadëshe.

ritaora 217765676 553897942452056 7295303313093418528 n

Shpjegimin e emrit të saj të plotë, Rita e bëri edhe vet së fundmi në një vlog për “Wired”, ku iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta që fansat kanë kërkuar në Google.

Pyetja ishte “A është Rita Ora emri i vërtetë i saj?”, referuar faktit që shumë artistë ndërkombëtar i ndryshojnë emrat e tyre, duke vendosur një emërtim artistik, në mënyrë që fansat ta kenë më të lehtë shqiptimin e tyre.

“Është për të qeshur, secili më pyet për këtë, por vërtet është ashtu. Emri im i plotë është Rita Sahatçiu Ora”, ka thënë këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Familja e artistes përndryshe ka prejardhje nga Peja, dhe mbiemri i tyre Sahatçiu vjen nga fakti që ishin të njohur si familje e vjetër që kultivonin zanatin e orëtarisë në Pejë - dhe kushërinjtë e Ritës në këtë qytet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta bëjnë të njëjtën gjë. /Telegrafi/