“Më shau me nënë”, ish-basketbollisti Fahri Breca tregon se si kishte nisur zënka mes tij dhe Dardan Berishës

Ish-basketbollisti i njohur Fahri Breca ka qenë i ftuar në “shokpodcast” te po ashtu ish-basketbollisti Fisnik Juniku, ku ka treguar disa rrëfime të padëgjuara më parë nga karriera e tij.
Njëra ndër to ishte edhe ajo e zënkës së tij me Dardan Berishën, ku Breca e sqaron se gjithçka kishte nisur si pasojë e një ofendimi që kishte marrë nga Dardani.
“Ka qenë një rast kemi qenë duke shkuar përfundi koshit, e mbaj mend sikur sot, unë e kam pasur shumë mërzi të më shajë me nënë dikush, sidomos dikush që më ka njohur, nuk e kam duruar askënd”.
“Edhe kur më ka sharë dikush nënën unë nuk ia kam kthyer më, veç kam pritur ku do ta zë në një duel të ardhshëm”.
@shokpodcast Ish Basketbollisti Fahri Breca Unfiltered and Uncensored.... Full ep out @FOLÉ PUBLISHING on Youtube #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound - ShokPodcast
“Në një moment më pati sharë ai (Dardan Berisha). Edhe i pata thënë, Dardan a po e di se kush jam, mos më ka ngatërruar me dikë dhe më tha po, po ty”.
“Më nuk i jam ndarë atë lojë, gjatë tërë kohës e kam provokuar. Në atë lojë pati nisur kjo zënkë. Pastaj në Kupë kur kemi luajtur me Pejën në Bashkim deri në atë moment kam qenë duke luajtur në pozitën 2-3 dhe më thirrë trajneri dhe më thotë Fahri, kështu është gjendja, a dëshiron ta fitosh Kupën?”.
“Edhe më tha nuk duhet ta humbasësh asnjë top, do të luash 40 minuta, duhet të bësh asistime edhe do ta ruash Dardanin tërë kohën”, ka rrëfyer Breca mes tjerash./Telegrafi/




















































