Duket se dinamika mes banorëve ka marrë një kthesë të papritur.

Limi, i cili deri pak kohë më parë shihej shumë afër Dolces, tani po kalon gjithnjë e më shumë kohë pranë Albës, duke krijuar konfuzion dhe tension në shtëpi.


Ky ndryshim i shpejtë nuk është pritur mirë nga Dolce, e cila është shprehur e zhgënjyer dhe e irrituar nga sjellja e tij.

BBVK/YouTube

Sipas saj, Limi ka ndryshuar qëndrim brenda vetëm pak orësh, duke i kthyer fjalët dhe duke mos qenë i qartë në veprimet e tij.

“Gënjeshtarët nuk i kam qejf, as në shoqëri, as në shtëpi, as të dashur. Ndryshoi muhabeti nga sot në mëngjes. Unë nuk jam për këtë gjë, zgjidh dikë tjetër. Ndryshoi për 3–4 orë, me mua nuk bën këso lojërash”, u shpreh ajo.

Këto deklarata kanë shtuar edhe më shumë tensionin mes treshes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Limi do të sqarojë qëndrimin e tij apo situata do të përshkallëzohet edhe më tej në ditët në vijim. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com