eksperti-banner

Ai ka vlerësuar se tash është shumë me rëndësi që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen në realitet, sepse përndryshe ato nuk do të kishin kurrfarë kuptimi.

Petrovic i ka thënë agjencisë Beta se për zbatimin e marrëveshjes është e domosdoshme që në veri të largohen barrikadat në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, gjë që do t’i shërbente kualitetit jetësor të banorëve lokalë.


“Ka ndodhur pra ajo, për të cilën i kemi bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë që nga fillimi- të ndryshojë politikën ndaj problemeve në Kosovë. Më vjen mirë që më në fund kanë shkuar në rrugën e duhur, në të cilën, para së gjithash, dobi konkrete do të kenë njerëzit e zakonshëm që jetojnë në Kosovë. Këtu mendoj për udhëheqjen e një politike, e cila i zgjidh problemet e përditshme të atyre njerëzve”, ka deklaruar Petrovic.

Sipas tij, marrëveshja më e re është inkurajuese, sepse do të shkojë drejt qetësimit të tensioneve. /Telegrafi/