Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 4, kanë shijuar festën e ditëlindjes së Dolces mbrëmë (e shtunë).

Ata kanë ngrënë darkën e ditëlindjes, derisa nuk kanë munguar as vallëzimet edhe nga ato sensualet.


Mirëpo në një moment ka agravuar debati mes Fjolla Morinës dhe Eduard Kuçit.

Foto: YouTube

“Me ditë kjo çfarë coftine je ik prej teje. Mjera ti me kë je marrë. S’merrna me të se ky coftinë është”, i tha Fjolla Edit derisa i kërkoi falje Dolces që po debatojnë për ditëlindje.

E Dolce më pas e pyeti Fjollën se çfarë i ka thënë dhe pse nisi kjo përplasje.

Fjolla më pas nuk ndaloi me ofendime, ku në një moment edhe eskaloi me fjalë të rënda.

Në anën tjetër, Edi tha se nuk i kishte thënë gjë, veçse të hiqte pallton kur ishte jashtë në festë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be