LAJMI I FUNDIT:

McManaman: Hazard dhe Asensio do t’i japin një shtytje Real Madridit drejt titullit në La Liga

McManaman: Hazard dhe Asensio do t’i japin një shtytje Real Madridit drejt titullit në La Liga

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, Steve McManaman ka thënë se ata mund ta mposhtin Barcelonën në luftën për titull kur La Liga të rifillojë.

Hazard iu nënshtrua një operacioni në shkurt, pasi theu kyçin e këmbës ndërsa Asensio ka humbur tërë sezonin 2019-2020, pasi pësoi një dëmtim anësor të ligamentit kryqëzues në korrikun e kaluar.


Të dy lojtarët janë rikthyer në fushën e stërvitjeve përpara kthimit të La Ligës me ndeshjen e parë të Realit që do të vijë më 14 qershor kur ata presin Eibarin.

Hazard-Benzema-Asensio, treshja e sulmit që pritet ta udhëheq Real Madridin drejt titullit në La Liga
Lexo po ashtu Hazard-Benzema-Asensio, treshja e sulmit që pritet ta udhëheq Real Madridin drejt titullit në La Liga

McManaman beson se me rikthimin e Hazardit dhe Asensio, Reali do ta ketë një armë më shumë në luftën për titull kampion.

“Eden Hazard do të jetë përsëri i aftë dhe Asensio do të jetë përsëri i aftë, kështu që kjo do t’u japë atyre një shtytje shtesë për të arritur ato dy pikë epërsi të Barcelonës”, ka thënë fillimit anglezi.

Trajneri i Belgjikës, Martinez beson se Hazard mund ta fitojë Topin e Artë te Real Madridi
Lexo po ashtu Trajneri i Belgjikës, Martinez beson se Hazard mund ta fitojë Topin e Artë te Real Madridi

“Kjo do t’u sjellë dobi atyre, mendoj se është e njëjta gjë për të gjitha skuadrat më të mira në të gjitha ligat e mëdha – nëse jeni në krye të ligës normalisht do të thotë që keni skuadrën më të mirë, skuadrën më të madhe dhe më shumë cilësi se të gjithë të tjerët”

“Fakti që ju keni pasur dy ose tre muaj që të gjithë të rifitojnë aftësitë dhe që me siguri do t’i rifitojnë ata, sigurisht që kjo do t’i ndihmojë Real Madridit”, përfundoi McManaman. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori