LAJMI I FUNDIT:

McKee nga USAID-i: Pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur

McKee nga USAID-i: Pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur

Ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee, ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi i USAID-it ndaj popullit të Kosovës do të mbetet i palëkundur.

Këto deklarata ajo i ka bërë të martën në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të veçanta, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee.

Ajo ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se është rruga e vetme përpara për integrim në strukturat euroatlantike.

“E ardhmja e Kosovës është brenda Evropës. Sekretari Blinken kohët e fundit përsëriti se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i drejtë dhe rruga e vetme përpara për Kosovën për të avancuar integrimin e saj me institucionet evropiane dhe euroatlantike. Siç kemi bërë në 25 vitet e fundit, USAID-i do të qëndrojë i palëkundur në partneritet me Kosovën për të siguruar që momenti drejt kësaj të ardhme të mos lëkundet, por të përshpejtohet dhe përfundimisht të vazhdojë”, ka deklaruar McKee.

Ndërsa, presidentja Osmani ka thënë se kontributi i UASID-it përgjatë më shumë se dy dekadash në vend, është një shembull i fuqishëm i përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt sukseseve të reja.

Osmani ka bërë të ditur se USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit të Kosovës duke investuar mbi 1 miliardë dollarë në zhvillimin e vendit, sipas saj, bashkë me projektet e tjera të Qeverisë amerikane, investimet totale arritën diku në shifrën e 1 miliardë dollarëve.

“Bashkëpunimi me USAID-in reflekton partneritetin tonë me ShBA-të. Një partneritet i ndërtuar me besim të ndërsjellë të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta dhe të motivuara nga qëllimi ynë i përbashkët. Një Kosovë më e fortë e zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe e integruar në institucionet euroatlantike. Në përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrahë shtetit tonë duke investuar mbi 1 miliardë dollarë në Republikën e Kosovës e që bashkë me projekte tjera të Qeverisë Amerikane investimet arrin diku në 2 miliardë dollarë”, ka thënë presidentja.

Ajo ka shtuar se përmes projekteve të ndryshme është prekur çdo qytetar dhe çdo fushë.

“Për më tepër këto projekte kanë mbështetur bizneset drejt rritjes së qëndrueshme, kanë mbështetur shpirtin e sipërmarrës të të rinjve tanë, tranzicionin energjetik si dhe kanë ndihmuar në fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ne sapo kemi shënuar 16 vjet si shtet i Pavarur përgjatë këtyre viteve sukseset tona të njëpasnjëshme janë arritur me mbështetjen e ShBA-së, aleatëve tanë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori