LAJMI I FUNDIT:

McCain: Trumpi është i papërvojë dhe impulsiv

McCain: Trumpi është i papërvojë dhe impulsiv

Senatori republikan, John McCain, i ka bërë thirrje Kongresit që të kthehet nga pushimi javën e ardhshme dhe t’i kryejë punët të cilat nuk mund t’i kryejë presidenti amerikan, Donald Trump, duke e quajtur Trumpin të papërvojë, të painformuar dhe impulsiv.

“Ne duhet ta respektojmë autoritetin e tij dhe obligimet kushtetuese. Ne mund të bashkëpunojmë me të. Por, nuk jemi vartësit e tij. Ne nuk i përgjigjemi atij, sepse ne i përgjigjemi popullit amerikan”, thuhet mes tjerash në një shkrim të senatorit McCain të botuar në të përditshmen “Washington Post”.