LAJMI I FUNDIT:

Mc Qoppa do të nxjerrë në treg albumin e parë, paralajmëron krijimin e një labeli

Mc Qoppa do të nxjerrë në treg albumin e parë, paralajmëron krijimin e një labeli

Rep-artisti Elvis Qollopeku, i njohur në publik si Mc Qoppa ka sjellës së fundmi projektin e tij më të ri “220 km/h”.

Mc Qoppa në këtë projekt ka bashkëpunuar me Arben Bytyqin dhe artisin e ri që jeton në Suedi, Agron Beqirin.


Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Elvis Qollopeku ka treguar se teksti i këngës “220 km/h” ka për qëllim seksibilizimin e shoqërisë për numrin e madh të aksidenteve automobilistike që ndodhin në Kosovë.

“Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një shoku tim, që ka qenë djalë i shkëlqyer në shkollë dhe ka menaxhuar faqen time në Facebook. Ka edhe qindra raste tjera specifike që secili njohim…Secila fjalë në testin e këngës tregon se shpejtësia vret”.

Mc Qoppa thotë se që nga fjalët e para të këngës jepet mesazhi i dëshiruar.

“Shpejtësia dhe arkivoli, rezultati arkivoli”, është njëri nga fragmentet e këngës së fundit të reperit nga Prizreni, “220 km/h”.

Elvis Qollopeku ka zbuluar se do të nxjerrë në treg albumin e tij të parë në fund të tetorit.

“Pas këtij albumi kam plan të formojë një label. Artistët e rinj tashmë janë duke u testuar…Albumi do të dalë me tri videoklipe”, tha ndër të tjera Rep-artisti Elvis Qollopeku./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori