LAJMI I FUNDIT:

Mbytjet në bregdetin shqiptar, mjekët tregojnë shkaqet (Video)

Mbytjet në bregdetin shqiptar, mjekët tregojnë shkaqet (Video)

Këtë sezon në plazhe mungojnë elementët e sigurisë, vrojtuesit, por në zona të caktuar edhe ekipet shëndetësore. Mjekët e Urgjencës së Durrësit që përballen me rastet e personave që mbyten në det tregojnë shkaqet.

“Faktori i parë i mbytjeve është moti dhe mosditja e notit. Tjetër faktor janë kushtet shëndetësore, sidomos ato të zemrës, akute. Njëkohësisht edhe ekipet e shpëtimit duhet të jenë prezent”, shprehet Gazmir Demiri, mjek i urgjencës spitalore Durrës.


Përveç dallgëve e mosditjes së notit, mjekja e urgjencës së Durrësit, Nensi Sulstarova ka dhe një apel për pushuesit e grupmoshave të ndryshme.

“Për ne si mjekë është e rëndësishme që moshat e mesme dhe të treta, veçanërisht ata të seksit mashkull, duhet të jenë të kujdesshëm në oraret e drekës dhe në temperaturat e larta. Gastroenteritet shkaktojnë kolapse të enëve të gjakut, hipotension dhe cenim të parametrave vital. Te mbytjet, shkaktarë të tjerë mund të jenë ataku epileptic, ai kardiak. Moshat e reja të jenë të kujdesshëm të mos pinë alkool kur janë në plazh dhe direkt të kalojnë në not. Konsumi i substancave narkotike i përzier me alkool mund të kalojnë direkt në arrest kardiak”, thotë Nensi Sulstarova, mjeke urgjence.

Në shumicën e rasteve, mbytjet janë regjistruar në det me dallgë, në kushtet kur në plazhe mungojnë elementët e detyrueshëm të sigurisë.

“Sigurisht që duhen rojet, pasi jo të gjithë janë të mësuar me detin, me notin. I bëj thirrje organeve kompetente që ta mendojnë edhe këtë gjë”, thotë një pushuese.

Pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në plazhe, në zbatim të një VKM-je të vitit të kaluar qe ua kalon atij kompetencat, ndërsa mjekët e Urgjencës bëjnë të ditur se në të gjithë plazhet e Durrësit funksionojnë vetëm tre ekipe shëndetësore, një në sektorin “Hekurudha”, një në Gjirin e Lalzit dhe një ekipi në lëvizje i shërbimit të urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori