LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet protesta, Berisha i drejtohet Ramës: O sulltan! Nëse nuk vjen në Kuvend, shkojmë atje ku struket

Mbyllet protesta, Berisha i drejtohet Ramës: O sulltan! Nëse nuk vjen në Kuvend, shkojmë atje ku struket

Kuvendi i Shqipërisë vendosi këtë të enjte që të zhvillojë mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” më datë 2 mars.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndoqi punimet e Kuvendit nga protesta e opozitës, mori fjalën në tubim fill pas miratimit të vendimit në parlament.


Berisha u zotua përpara të pranishmëve në protestë se nëse mocioni me debat nuk do të mbahet, atëherë revolucioni do të zhvendoset në Surrel ku do ta marrin në pyetje Ramën.

Pas fjalës së Berishës protesta e kësaj të enjteje e mbajtur nga opozita para parlamentit u mbyll paqësisht.

“Le të betohemi këtu në emër të gjithë atyre që përfaqësojmë që ai mocion po nuk u bë në parlament do të bëhet në Kuvend. Urtë e butë, paqësor, por kështjella e të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu, atëherë ne do të shkojmë atje ku struket ai. Paqësisht do ia numërojmë të gjitha të mocionit. Po doli me dhënë përgjigje mirë, po s’doli nuk e prekim. Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë ne aty dhe i themi kemi 13 pyetje o sulltan. Revolucioni nuk ndalet të jeni të sigurtë që do të fitojmë”, tha Berisha. /Telegrafi/