Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Uellsit dhe Zvicrës që po zhvillohet në kuadër të Grupit A në Euro 2020.
Helvetikët e filluan më mirë takimin, duke krijuar shanse të mira shënimi, por u mungoi konkretizimi.
Pas vetëm dy minutash lojë, Xherdan Shaqiri kishte shansin që të shënonte, mirëpo topi shkoi larg portës.
Në minutën e 15-të, Uellsi arriti të rrezikonte me anë të Kieffer More, por Yann Sommer bëri një pritje fantastike.
Fabian Schar (21’) bëri një goditje të fuqishme dhe u bë gati të festonte, e portieri Danny Ward ia ndërpreu gëzimin me pritje brilante.
Një mundësi e artë për zviceranët erdhi gjashtë minuta më vonë, kur Haris Seferovic bëri një gjuajtje të mrekullueshme, por topi shkoi fare pranë shtyllës së majtë.
Një tjetër rast i mirë për Seferovic erdhi edhe në minutën e 45-të, e top përfundoi vetëm mbi portë.
Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të shënohet së paku një gol, duke parë ritmin e shpejtë të lojës dhe një ndeshje e hapur nga të dyja anët. /Telegrafi/
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >
Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251