LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen pesë lokale “Fast Food” në regjionin e Prizrenit, iniciohen gjashtë kundërvajtje

Mbyllen pesë lokale “Fast Food” në regjionin e Prizrenit, iniciohen gjashtë kundërvajtje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se në aksionin e inspektimeve në regjionin e Prizrenit, janë mbyllur pesë lokale “Fast Food” (ushqime të shpejta) dhe janë iniciuar gjashtë kundërvajtje.

Në komunikatën për media të AUV-it, thuhet se për inspektimin e lokaleve të gastronomisë të cilat shërbejnë ushqime të shpejta janë angazhuar gjashtë ekipe dhe janë zhvilluar 28 inspektime.


Sipas AUV-it, inspektimet janë zhvilluar sot në komunën e Prizrenit dhe atë të Malishevës.

“Është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së. Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundervajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë)”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit.

AUV: Majonezi shkak që disa persona u helmuan në një lokal në Mitrovicë
Lexo po ashtu AUV: Majonezi shkak që disa persona u helmuan në një lokal në Mitrovicë

“Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në një lokal në Malishevë, ditë më par dyshohen se janë helmuar 215 persona si pasojë e konsumimit të ushqimit.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u helmuan 215 persona, në Malishevë.

Ndryshe, ekipi inspektues nën udhëheqjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren e kanë inspektuar sot lokalin në të cilin janë helmuar 215 persona dhe sipas njoftimit të AUV-it, gjatë inspektimeve në lokalin “Dyner Apetit” kanë gjetur se kushtet higjineike nuk ishin në nivel të kënashëm dhe se dy nga tre punëtorët në këtë lokal nuk posedonin librezë sanitare.

Kurse, Komuna e Malishevës mbrëmë njoftoui se situata nga helmimi po shkon drejt normalizimit dhe se sipas të dhënave nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, deri tani 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore.