Policia e Kosovës njofton se sot në orën 16:00 në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe akterët relevantë, në dy hidrocentrale të rajonit të Ferizajt do të bëjnë ndërprerjen dhe orientimin e rrjedhjes së ujit drejt kanaleve të ujitjes në disa fshatra të rajonit të Kaçanikut.
Kjo siç bëhet e ditur do të bëhet me qëllim të uljes/zvogëlimit të nivelit të ujit drejt lumit Lepenc, në mënyrë që të lehtësohet kërkimi i dy zyrtarëve policorë.
Fshatrat e rajonit të Kaçanikut nëpër të cilat pritet të kalojë uji në kanalet e ujitjes janë: fshati Doganaj, Sopanicë, Tushaj, Dubravë dhe Nikaj.
Aksidenti sipas Policisë ka ndodhur më 28 prill (e shtunë) në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, ku një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, në të cilën ndodheshin dy zyrtarë policorë, për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.
Siç është bërë e ditur deri më tani, në vendin e ngjarjes janë angazhuar menjëherë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe koordinimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e menjëhershëm me të gjitha institucionet tjera përgjegjëse, si: Prokuroria, AME-ja, njësitet e FSK-së, njësite të ndryshme të kërkim-shpëtimit, ekipe të zhytësve, KFOR-i, si dhe zyrtarë policorë vullnetarë, ekipe të ndryshme vullnetare, zhytës, alpinistë, qytetarë etj., të cilët me përkushtimin më të madh, të pakursyer, për ditë me radhë, janë vënë në kërkim të kolegëve tanë, ku gjetja e tyre mbetet si qëllimi primar i Policisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës