LAJMI I FUNDIT:

I mbushin barkun me 15 kanaçe birre për t’i shpëtuar jetën (Foto)

I mbushin barkun me 15 kanaçe birre për t’i shpëtuar jetën (Foto)

Mjekët kanë derdhur pothuajse pesë litra birrë në barkun e një pacienti për ta shpëtuar nga vdekja.

Procedura u krye në një spital në Vietnam, pasi mjekët zbuluan se niveli i metanolit në gjakun e 48 vjeçarit Nguyen Van Nhat ishte 1.119 herë më i lartë se normalja.


Për ti shpëtuar jetën mjekët i bënë transfuzionin e 15 kanoçeve me birrë në bark për të ngadalësuar përparimin e metanolit në mëlçi. Fillimisht ekipi i mjekëve i bëri transfuzionin e 3 kanoçeve me birrë dhe më vonë i injektuan nga 1 kanoçe çdo orë.

Pas transfuzionit të 15 kanoçeve të birrës, Nhat rifitoi vetëdijen.

Mjekët shpjeguan se alkooli vjen në dy variante, metanol dhe etanol, dhe barku vazhdon të çlirojë alkool në gjak, edhe pasi dikush e ka ndalur pijen. Dhe për një periudhë nivelet e alkoolit në trup vazhdojnë të rriten.

Sipas raporteve mjekësore, Nhat humbi vetëdijen pasi metanoli në trupin e tij u oksidua në formaldehid që përfundimisht u shndërrua në acid formik. Në një rast të tillë, transfuzioni i birrës ndihmon mjekët për të kryer dializën tek një pacient. /oranews/