LAJMI I FUNDIT:

“Mbrojtja e pyjeve 2022”, Policia në Shtërpcë shqipton fletëparaqitje për gjykatë ndaj pesë personave

“Mbrojtja e pyjeve 2022”, Policia në Shtërpcë shqipton fletëparaqitje për gjykatë ndaj pesë personave

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve.

Në lidhje me këtë policia, në bashkëpunim me pylltarët e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt sot, rreth orës 11:40 kanë kontrolluar në oborret e shtëpive të pesë personave të dyshuar në fshatin Sevcë të Shtërpcës dhe aty kanë hasur sasi të drunjëve, rreth 30 m3.


Ndaj pesë të dyshuarve janë shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë dhe sasia e drunjëve do të konfiskohet nga ana e zyrtarëve të Parkut Kombëtar.

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin persona që prenë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/