LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e monumenteve bizantine

Mbrojtja e monumenteve bizantine

Konferenca e katërt ndërkombëtare “Monumente Bizantine dhe Trashëgimia Botërore” u zhvillua nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor në Selanik të Greqisë. Konferenca, e organizuar nga Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine (EKBMM) nën kujdesin e Komitetit Kombëtar Grek për UNESCO, ishte ngjarja mbyllëse e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018 në Greqi.

Konferenca kulmoi me prezantimin e Kartës së Selanikut për Mbrojtjen e Monumenteve Bizantine, e cila u miratua nga përfaqësues të 21 Shteteve nga Evropa dhe Mesdheu.


Zyrtarët e shteteve ranë dakord për një kornizë parimesh të pranuara përgjithësisht për mbrojtjen e monumenteve bizantine për të gjitha shtetet që zotëronin dhe administrojnë monumente të ish-Perandorisë Bizantine, që përfshinte 11 shekuj dhe tre kontinente dhe monumente të të cilave tashmë janë shpërndarë në 23 vende.

Zyrtarët qeveritarë nga Armenia, Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Qiproja, Greqia, Italia, Spanja, Maroku, Algjeria, Egjipti, Bahreini, Izraeli, Palestina, Jordania, Libani dhe Siria nënshkruan Kartën e Selanikut .

Pjesëmarrja e zyrtarëve nga Tunizia dhe nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në konferencë u anulua.

Teksti i gjatë formulon parimet që synojnë të jenë një mjet i dobishëm shkencor për vendet me trashëgimi bizantine (monumentet, ndërtesat, vendet, ansamble arkitekturore, komplekset e banimit, fortifikimet dhe projektet e infrastrukturës, vendet arkeologjike dhe vendet e shenjta). Parimet nxisin legjislacionin e masave për mbrojtjen, studimin, regjistrimin dhe inkorporimin e monumenteve në shoqërinë bashkëkohore në nivel kombëtar. /ata/