Mbrojtësit e një ishulli në Ukrainë, të cilët i thanë marinës ruse "Shkoni në..." janë gjallë?

Ushtarët ukrainas që u raportua se ishin vrarë gjatë mbrojtjes së një ishulli, tanimë thuhet se janë gjallë.
Kështu së paku pretendon Illia Ponomarenko, reporter i mbrojtjes për The Kyiv Independent, i cili shkroi në Twitter: "Është zyrtare. Detarët e ‘Ishullit të Gjarpërinjve’ janë gjallë, konfirmon Navy”.
“Ata u kapën robër nga Rusia”, shkruan më tej ai, përcjell Telegrafi.
Lajmi vjen pasi një video u shfaq në të cilën dëgjohej një bisedë audio që u zhvillua midis një luftanijeje ruse dhe rojeve kufitare në ishullin Snake, i cili ndodhet në Detin e Zi rreth 30 milje larg skajit jugor të kontinentit ukrainas.
Në klip, një zë dëgjohej duke thënë në radio: "Kjo është një anije luftarake ruse. Unë ju propozoj të lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e panevojshme”.
"Përndryshe do të bombardoheni", thuhej më tej.
Ndërkohë në anën tjetër, mund të dëgjoheshin zëra që diskutonin përgjigjen e tyre, përpara se të thoshin: "Kjo është ajo".
Ukrainasit më pas u përgjigjen: "Shkoni në…". /Telegrafi/

















































