LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmë janë regjistruar 103 shkelje të orës policore në Maqedoni

Mbrëmë janë regjistruar 103 shkelje të orës policore në Maqedoni

Në 24 orët e fundit autoritetet kanë dhënë 39 vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa 111 raste janë paraqitur vullnetarisht për vetë-izolim, duke çuar numrin në 9.964 raste. Sipas policisë dje në 7 raste nuk janë respektuar masat e vetë-izolimit, dhe janë në procedurë të shqiptimit të përgjegjësisë penale. Deri më tani MPB njofton se janë bërë 21 fletëparaqitje penale. 3 kallëzime penale janë bazuar në nenin 205 të Kodit Penal për shpërndarje të sëmundjeve infektive në dhe 18 kallëzime penale janë bërë sipas nenit 206 të Kodit Penal mos respektimin e rekomandimeve shëndetësore në kohën e epidemisë.

“Gjatë natës së tretë ndërmjet 24-25 Marsit në të gjithë territorin e vendit policia ka evidentuar 103 raste të shkeljes së orës policore. Gjatë periudhës kohore nga ora 21:00-05:00 mbrëmë 63 persona janë shoqëruar në stacionet policore, 31 të tjerë vetëm u paralajmëruan dhe 9 të fundit fletëparaqitje u bënë që në vendin e ngjarjes”, thuhet në deklaratën e MPB-së


Ndërkaq, Prokuroritë Publike nga qytetet përkatëse kanë dorëzuar 21 fletëparaqitje në Gjykatat Penale për gjoba nga 2 mijë euro. Në bazë të Nenin 206 të Kodit Penal, 11 personat e pabindur kanë shkelur orën policore apo nuk kanë respektuar masat shëndetësore për vetë-izolim 14 ditorë.

Shkup 6 – Një 33 vjeçar i kthyer nga Franca më 12 mars nuk respektoi vetë-izolimin. 5 të tjerë kanë shkelur orën policore duke lëvizur me automjete, njëri nga Saraji dhe 4 nga Haraçina.

Manastir një 32 vjeçari ecte në këmbë ora 22 gjatë orës policore

Gostivar një person me motoçikletë ka lëvizur gjatë orës policore

Kavadar 4, një i kthyer nga SHBA, tjetri i kthyer nga Serbia dhe dy nga Greqia shkelën karantinimin

Shën Nikollë 5 – tri për shkeljen e masës së vetë-izolimit dhe 2 ndaj shkeljes së orës policore.

Dibër 3 – dy kanë hapur lokalet ushqimor ndërsa i treti është kapur duke ikur nga zona karantinimit.

Berovë 1 person ka shkelur orën policore mbrëmë në mesnatë

Sipas të dhënave të MPB-së në 24 orët e fundit janë kontrolluar 2.193 lokale afariste, prej tyre vetëm në një rast është evidentuar shkelje, e cila e qon në 16 numrin total të shkeljeve për dy javë. Nga këto policia thotë se 5 raste kanë bërë paralajmërime dhe 6 raste kanë proceduar për vepra penale./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori