LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmë është regjistruar tërmet në Kërçovë

Mbrëmë është regjistruar tërmet në Kërçovë
Foto: Ilustrim

Tërmet me fuqi prej 2.8 shkallëve Rihter, mbrëmë e ka dridhur rrethinën e Kërçovës.

Rrjeti seizmologjik telemetrik me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, tërmetin e ka regjistruar mbrëmë në orën 21:17, epiqendra e të cilit ka qenë në rajonin e Kërçovës.


Kjo dridhje e tokës është ndjerë edhe nga banorët e rajonit jugperëndimor të vendit, me intensitet prej 3 shkallëve sipas Shkallës makroseizmike evropiane./Telegrafi/