LAJMI I FUNDIT:

MBPEU: 4.5 milionë euro do të paguhen për dëmet nga fatkeqësitë e motit në Maqedoni

MBPEU: 4.5 milionë euro do të paguhen për dëmet nga fatkeqësitë e motit në Maqedoni

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendim për pagesën e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore që kanë pësuar fermerët në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Shuma e kompensimit do të jetë 10 për qind e vlerës totale të parashikuar. Vendimi përfshin 35 raporte të dorëzuara nga 29 komuna, do të kompensohen mbi 9100 qytetarë dhe persona juridikë, njoftuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim edhe për pagesën e kompensimit për dëmet nga fatkeqësitë natyrore në kulturat bujqësore në vitin 2021 në komunat Rosoman, Demir Kapi, Rankovcë, Karbinc dhe Bogadanc. Përqindja totale e kompensimit për 5 komunat është 10 për qind e dëmit të vlerësuar. Me vendimin do të paguhen 1072 persona fizikë dhe juridikë.


Për këtë qëllim, gjithsej për të gjitha komunat ku ka pasur fatkeqësi të motit dhe fatkeqësive natyrore nga buxheti do të paguhen gjithsej rreth 4.5 milionë euro.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave theksojnë se fermerët nuk do të lihen kurrë vetëm në kushtet kur për shkak të fatkeqësive të motit pësojnë dëme në prodhim.

“Gjithashtu, duke qenë se sigurimi është garanci për prodhimin, mirëmbajtjen e plantacioneve bujqësore dhe planifikimin e duhur të zhvillimit bujqësor, MBPEU-së tashmë është duke punuar në ngritjen e një modeli të ri të sigurimit bujqësor. Ky është një sistem që do të synojë mbrojtjen e fermerëve nga dëmtimet nga fatkeqësitë natyrore nga njëra anë, dhe nga ana tjetër përshpejtimin e procesit të kompensimit të vetë fermerëve që do të ishte një ndryshim pozitiv duke marrë procesin aktual të kompensimit të fermerëve i cili nga lindja e dëmit deri në dëmshpërblim zgjat deri në një vit e më shumë”, qëndron në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori