LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen nënshkrimet, kërkohet referendum edhe në Vallandovë për xeheroren Kazandoll

Mblidhen nënshkrimet, kërkohet referendum edhe në Vallandovë për xeheroren Kazandoll

Aktivistët e shoqatës ”Shpëtim për Vallandovën” bëjnë të ditur se i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar referendum kundër xeherores në Kazandoll, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë që deri më 12 qershor të thirret seancë e Këshillit komunal për të caktuar datën e mbajtjes së referendumit. Simona Geteva nga grupi i qytetarëve bën të ditur se komuna nuk ka dashur që të pranojë kërkesën e nënshkruar nga 2213 qytetarë, por më pastaj e kanë pranuar.


Ajo paralajmëroi protesta të përditshme nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për të caktuar një referendum. Përndryshe, Vallandova është e vetmja komunë që nuk solli vendim për referendum, pas Gjevgjelisë dhe Bogdancit./Telegrafi/