LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Kurti: Etapë e re e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Kurti: Etapë e re e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur moment historik takimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Kurti theksoi se takimi u mbajt me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.


“Maqedonia e Veriut sivjet ka kremtuar 30 vjet të pavarësisë e Kosova 13 vjet të pavarësisë dhe kjo ishte mbledhja e parë ndërmjet dy qeverive tona për të intensifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha”, tha ai, teksa shprehu edhe ngushëllime për vdekjen e 14 personave në spitalin e Tetovës.

Ai tha se takimi i sodit është shprehje e vullnetit për një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryeministri i vendit bëri të ditur se sot janë nënshkruar 11 marrëveshje në fusha të ndryshme, si në ekonomi, bujqësi, diasporë, turizëm, siguri, energji, kontroll i transportit hekurudhor, lidhja e Brezovicës me Kodrën e Diellit në Shkup, etj.

Ai tha se kanë nënshkruar edhe Memorandum bashkëpunimi për krijimin e një Komisioni përbashkët për  rrugën Prizren-Tetovë.

Kurti tha se kanë folur edhe për situatën me pandeminë dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve pa dallim, si vlerë e shteteve tona.

“Si vende me synime të përbashkëta për integrim evropian e kuptojmë se luftimi i krimit dhe korrupsionit është parakusht i rëndësishëm andaj edhe biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë drejtim”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha po ashtu se Qeveria që ai udhëheq është ngritur dhe qëndron e fortë në zotimin për drejtësi dhe punësim dhe çdo vendim dhe veprim i tyre ka qëllim përfundimtar këto dyja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori