LAJMI I FUNDIT:

Mbi 40 të vrarë dhe 140 të plagosur nga sulmi vetëvrasës në Kabul

Mbi 40 të vrarë dhe 140 të plagosur nga sulmi vetëvrasës në Kabul

Zyrtarët thonë se së paku 40 vetë janë vrarë dhe afro 140 të tjerë janë plagosur, nga sulmi masiv vetëvrasës me makinë-bombë, në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë, Wahibullah Majrooh, tha se numri i të vrarëve mund të rritet, pasi viktimat ende janë duke u sjellur në spitale në gjithë qytetin.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare, transmeton REL.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë.

Sipas Ministrisë së brendshme afgane, sumuesi e ka shfrytëzuar një autoambulancë për t’i kaluar kontrollet dhe pastaj e ka aktivizuar eksplozivin në makinë.