Karantina në pjesën e parë të 2020-së dhe më pas kufizimi i lëvizjeve në mbarë botën, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, kanë dhënë ndikim të ndjeshëm në hyrje-daljet e shtetasve të huaj, por dhe udhëtimeve të vendasve.
Kufizimi i qarkullimit të lirë të shtetasve kudo në botë për shkak të pandemisë shkaktoi një rënie masive sidomos të atyre që udhëtonin për turizëm. Arsyet e lëvizjes u kufizuan vetëm për çështje pune ose shëndeti.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020 në vend hynë 2.6 milionë shtetas të huaj, me një rënie prej 58.5 për qind. Si rrjedhojë e kufizimeve, në vend hynë 3.7 milionë shtetas të huaj më pak, duke dhënë ndikim të ndjeshëm në ecurinë e turizmit në vend, por edhe të konsumit, që në muajin gusht 2020, kur kulmon sezoni ishte shumë i dobët, sipas të dhënave të tjera të tregtisë me pakicë.
“Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2020 është 2,657,818 duke rënë me 58.5 për qind, në krahasim me vitin 2019. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2020, është 2,906,828 duke rënë 50.9 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm”, tha Institutit të Statistikave.
Të dhënat zyrtare të INSTAT për lëvizjen e shtetasve tregojnë se rënia më e ulët ishte nga Kosova kjo edhe për shkak të rënies dakord mes dy shteteve për të mos ndalur qarkullimin e lirë në sezonin turistik.
Turistët e Kosovës kanë mbajtur peshën kryesore në turizëm në vend në vitin e pandemisë. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në 2020-në përbënin 52 për qind të totalit nga 35 për qind që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm, kur në vend filluan të vinin turistë nga pothuajse e gjithë Evropa.
Gjatë vitit 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 38.6 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90.3 për qind, krahasuar me vitin 2019.
Pandemia ka kufizuar lëvizjet te shtetet afër kufirit. Në vend të dytë ishin shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 14 për qind të totalit nga 12.7 për qind një vit më parë.
Ndërsa tkurrjen më të fortë e shënuan polakët me 81 për qind, të cilët vitet e fundit e kishin kthyer në destinacion të qëndrueshëm në Shqipëri si dhe spanjollët me 90 për qind.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, në muajin dhjetor 2020, është 442,966 dhe krahasuar me dhjetor 2019, ky tregues rezulton me rënie 50.7 për qind. Në dhjetor 2020, numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar është 180.815, krahasuar me dhjetor 2019, ky numër ka rënë me 37.4 për qind.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2020 janë 215,698. Krahasuar me dhjetor 2019, ky numër ka rënë 55.5 për qind. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2020 janë 155,973. Krahasuar me dhjetor 2019, ky numër ka rënë 47.9 për qind.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2020 është 2,657,818, duke rënë me 58.5 për qind, në krahasim me vitin 2019. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2020, është 2,906,828 duke rënë 50.9 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre