LAJMI I FUNDIT:

Mbi 250,000 izraelitë marrin dozën e katërt mes përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e variantit Omicron

Mbi 250,000 izraelitë marrin dozën e katërt mes përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e variantit Omicron

Rreth 254,000 izraelitë kanë marrë një dozë të katërt të një vaksinimi kundër coronavirusit në javën e parë të disponueshmërisë, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë, ndërsa vendi po përballet me një rritje të infeksioneve për shkak të variantit Omicron.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani, vetëm personat mbi 60 vjeç, staf mjekësorë dhe ata me sistem të dobët imunitar kanë të drejtë për një injeksion të katërt.


Kryeministri izraelit Naftali Bennett vlerësoi të dielën marrjen në numër të lartë të vaksinave nga grupet më të rrezikuara si “një përgjigje e jashtëzakonshme që do të parandalojë shumë sëmundje dhe vuajtje të rënda”.

Për shkak të përhapjes së variantit më të transmetueshëm Omicron, vendi ka parë një rritje të paprecedentë të infeksioneve të reja ditore, duke regjistruar më shumë se 17,500 raste të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në dritën e numrit në rritje të rasteve, gjithashtu në mesin e punonjësve mjekësorë, Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e lejimit të mjekëve dhe infermierëve që të vazhdojnë të punojnë edhe kur rezultojnë pozitivë me coronavirusin për sa kohë që ata nuk shfaqin asnjë simptomë, sipas raportimeve të mediave.

Ndërsa Izraeli u vlerësua në të kaluarën si një model për përpjekjet e tij të vaksinimit, fushata ka stagnuar disi.

Vetëm rreth 61 për qind e 9.4 milionë izraelitëve konsiderohen ende të vaksinuar, që do të thotë se ata janë vaksinuar dy herë dhe kanë kaluar më pak se gjashtë muaj pas vaksinimit të dytë, ose kanë marrë një vaksinim përforcues.

Në anën tjetër, rreth 30 për qind e popullsisë nuk janë fare të vaksinuar dhe, për rreth 9 për qind, vlefshmëria e vaksinimit tashmë ka skaduar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori