LAJMI I FUNDIT:

Mbi 19.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Mbi 19.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Është rritur sërish numri i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë – -duke shkuar në të paktën 19.300.

Sipas informacioneve më të fundit sa i përket të vdekurve, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se 16.170 janë regjistruar vetëm në territorin e Turqisë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq në Siri në rajonet që kontrollohen nga qeveria siriane, kanë humbur jetën 1.262 persona, kurse 1,900 tjerë kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga rebelët.

Pesë tërmetet më të fuqishme të shekullit XXI që goditën vendet e ndryshme të botës, njëri prej tyre ua mori jetën 230 mijë personave
Lexo po ashtu Pesë tërmetet më të fuqishme të shekullit XXI që goditën vendet e ndryshme të botës, njëri prej tyre ua mori jetën 230 mijë personave

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar pra në 17.500, e ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre me shpresën se do të arrijnë të shpëtojnë sa më shumë civilë.

Shumë prej tyre kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura, kurse ekipe nga e mbarë bota kanë shkuar në Turqi për t’i ndihmuar.

Madje shumë prej shteteve kanë dhuruar shuma të majme të parave për shtetin turk, që tashmë ka njoftuar se mbi 7.500 ndërtesa janë shembur. /Telegrafi/