LAJMI I FUNDIT:

Pesë tërmetet më të fuqishme të shekullit XXI që goditën vendet e ndryshme të botës, njëri prej tyre ua mori jetën 230 mijë personave

Pesë tërmetet më të fuqishme të shekullit XXI që goditën vendet e ndryshme të botës, njëri prej tyre ua mori jetën 230 mijë personave

Nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë kanë humbur jetën mbi 17 mijë persona, kurse kjo shifër pritet të rritet akoma.

Me këtë është bërë një nga tërmetet më vdekjeprurës në dekadat e fundit. Por gjatë këtyre dekadave, kemi qenë dëshmitarë të tërmeteve shkatërruese që kanë goditur pjesë të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


Në vitin 2004, në Oqeanin Indian kishte ndodhur një tërmet me fuqi shkatërruese prej 9.5 magnitudë. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në afërsi të ishullit Sumatra, e dridhjet e fuqishme nxitën një cunami gjigant që goditi brigjet e Indonezisë, Tajlandës, Indisë dhe Shri Lankës. Si pasojë e kësaj patën humbur jetën mbi 230 mijë persona.

Imazhet satelitore të qyteteve turke para dhe pas tërmetit
Lexo po ashtu Imazhet satelitore të qyteteve turke para dhe pas tërmetit

Ndërkaq në vitin 2010, një tërmet me fuqi 7.0 magnitudë goditi Haitin, pikërisht në kryeqytetin Port-au-Prince, duke ia marrë jetën 316 mijë persona dhe shkatërroi mbi 80 mijë objekte.

Një tërmet i madh pati goditur edhe Kinën në vitin 2008, e sipas ekspertëve vlerësohej se kishte fuqinë prej 7.8 magnitudë, ku si pasojë humbën jetën mbi 87 mijë persona.

Në tërmetin prej 7.6 magnitudë ishte goditur Pakistani në vitin 2005, nga i cili humbën jetën 73 mijë persona. Në pjesën qendrore të Indisë nga i njëjti tërmet patën vdekur 1.200.

E në Iran gjatë vitit 2003, tërmeti prej 6.6 magnitudë, bëri që shumë objekte në juglindje të vendit të shemben dhe të humbin jetën rreth 31 mijë persona. /Telegrafi/