LAJMI I FUNDIT:

Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, pandemia e coronavirusit “assesi të largohet” – për shkak të vatrës së re aplikohen masa të rrepta

Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, pandemia e coronavirusit “assesi të largohet” – për shkak të vatrës së re aplikohen masa të rrepta

Një vatër e re e coronavirusit ka detyruar autoritetet kineze të vënë masa të rrepta të izolimit në verilindje të Kinës, kështu që në karantinën e re aktualisht gjenden më shumë se 108 milionë njerëz, shkruan Bloomberg

Pavarësisht që janë regjistruar vetëm 34 raste të reja me coronavirus në provincën Jilinl që po cilësohet si vatra e re e përhapjes së virusit, është ndalur transporti rrugor, hekurudhor si dhe janë mbyllur të gjitha shkollat, transmeton Telegrafi.

“Reagimi i shpejtë i Kinës po ngjall frikën se mund të vie deri të vala e dytë e infeksioneve. Gjithashtu është një tregues se sa i vështirë do të jetë procesi i rihapjes së Kinës dhe vendeve tjera, pasi që rritja e numrit të infektuarve mund të rrezikoj rikthimin e izolimit edhe më të rreptë”, shkruan Bloomberg.

Për valën e dytë të infeksioneve ka raportuar edhe agjencia kineze “South China Morning Post”, kurse sipas informatave, autoritetet kanë bllokuar tërësisht qytetin Shulan, pjesërisht edhe qytetin Jilin.

Sipas të dhënave të Komisionit kinez për mbrojtje shëndetësore, më 17 maj në këtë vend janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19. E sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i epidemisë në Kinë janë infektuar 82.954, derisa 4.634 tjerë kanë humbur jetën.

Kujtojmë që qyteti kinez Wuhan është qyteti i parë në Kinë ku kishte shpërthyer epidemia e coronavirusit. Masat e ashpra të izolimit ishin vënë në fund të janarit, kurse autoritetet më 19 mars kanë njoftuar se në këtë qytet nuk ka më raste të reja në baza ditore, kurse kufizimet janë hequr gradualisht.

Në Ëuhan më 7 maj janë hequr edhe kufizimet më të fundit që kishin mbetur në fuqi – fëmijët janë rikthyer në bankat shkollore. E më 29 mars, autoritetet kineze edhe zyrtarisht e kishin shpallur fundin e epidemisë në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori