LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 çmime ndërkombëtare dhe rekord të shitjeve – Nissan LEAF vazhdon dominimin e pakontestueshëm!

Mbi 100 çmime ndërkombëtare dhe rekord të shitjeve – Nissan LEAF vazhdon dominimin e pakontestueshëm!

Një vit që prej lansimit zyrtar, Nissan Leaf i ri vazhdon stuhishëm duke arritur rekorde të reja në shitje dhe çmime prestigjioze ndërkombëtare.

Çmimet prestigjioze që ka rrëmbyer Nissan Leaf më i ri në 12 muajt e fundit përfshijnë çmime nga DiarioMotor Electric Pushing Award në Spanjë, Motor Electric Awards në Itali dhe Drive Poër Gold Electric Car Award në Britaninë e Madhe.


LEAF tashmë ka fituar një reputacion të fortë për teknologji të avansuar ashtu sikurse edhe efektive që sjell praktikalitet, komoditet dhe dinamikë në vozitje. Madje, ka rrëmbyer edhe çmimin si Vetura më e mirë e Vitit në kategorinë e veturave elektrike nga “L’Automobile et L’Entrprise”.

Production begins of the new Nissan LEAF in Europe

Po ashtu, kjo veturë rrëmbeu edhe çmimin e veturës më të mirë për ambient në Suedi për vitin 2018 pasi mori vlerësimë nga përdorues biznesorë dhe klientëve tjerë që vlerësuan teknologjinë e avansuar, çmimin atraktiv etj.

Gareth Dunsmore, drejtor i veturave elektrike në Nissan Europe thotë se vizioni për një veturë me teknologji të avansuar ka sjellë në treg një veturë si LEAF.

“LEAF i ri është një hap përpara në misionin e Nisasnit për një veturë inteligjente, një përjetim i një veture plotësisht të integruar elektrike”.

“Fakti që LEAF ka rezonuar kaq fort me ngasësit dhe kritikët ndaj një indsutrie në rritje me konkurrentë të shumtë e tregon se sa e talentuar është kjo veturë. Nëse shikojmë përpara, ne jemi të bindur se reputacioni i LEAF si lider në tregun e veturave elektrike do të vazhdojë të rritet”, u shpreh Dunsmore.

Që prej lansimit Nissan LEAF ka rrëmbyer çmime të mëdha ndërkombëtare përfshirë çmimin “Vetura e Gjelbërt në Botë 2018” nga World Car Awards dhe çmimin si Inovacioni më i mirë për Inteligjencë të Veturave nga Shoqata e Konsumatorëve për Teknologji. Nissan LEAF më i fundit po ashtu mori vlerësimin me pesë yje nga Euro NCAP për siguri.

Me më shumë se 100 çmime globale dhe 340 mijë shitje që prej daljes për herë të parë në shitje në vitin 2010, Nissan LEAF e ka vendosur reputacionin e fortë për vete. Me një seri të çmimeve imrepsive në 12 muajt e fundit, gjenerata e dytë e Nissan LEAF vazhdon të ndërtohet me efikasitet e sukses më tutje se paraardhësi i tij.

Nissan ka një prezencë të jashtëzakonshme në Evropë, më të madhen nga prodhuesit jo-evropianë të veturave me një staf prej 17 mijë punonjësve që punojnë në dizajn, hulumtime, zhvillim, prodhim, logjistikë dhe operacione të shitjes e të marketingut.

/Telegrafi/