LAJMI I FUNDIT:

Mbetjet mortore në Novi Pazar vënë në lëvizje Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit

Mbetjet mortore në Novi Pazar vënë në lëvizje Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit

Pas raportimit se në Novi Pazar janë gjetur mbetje mortore të disa personave, Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka filluar të kontaktojë me zyrtarë të këtij qyteti serb për të marrë më shumë informacione lidhur me mbetjet mortore.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë KosovaPress se me të parë raportimet në media ka filluar të kontaktojë me zyrtarë nga Novi Pazari.


“Tani e lexova edhe unë, tani po përpiqem të bie në kontakt me dikë nga Novi Pazari për të më treguar diçka më konkrete nëse kanë njohuri”.

Përndryshe, punëtorët që janë duke punuar në ndërtimin e ndërtesës së re të Ndihmës së Shpejtë në Novi Pazar i kanë gjetur mbetjet mortore, ku më pastaj punimet janë ndalur. Deri më tani nuk dihet se për çfarë mbetje mortore bëhet fjalë.

Dyshohet se me mijëra shqiptarë për fatin e të cilëve ende nuk dihet që nga viti 1999 janë të varrosura në varreza masive në Serbi.

Gërmimet e fundit në vendin e quajtur Kizhevak kanë rezultuar negative dhe nuk është gjetur asgjë në atë vend.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori