LAJMI I FUNDIT:

Mbetje mortore në Leshan të Suharekës, banorët thonë fshati ka njerëz të zhdukur në luftën e fundit

Mbetje mortore në Leshan të Suharekës, banorët thonë fshati ka njerëz të zhdukur në luftën e fundit

Mbetjet mortore që janë gjetur në Leshan të Suharekes, ende nuk dihet se cilës periudhë i takojnë. Banorët thonë se nuk është hera e parë që në këtë fshat janë gjetur mbetje të tilla. Nën dyshimin e një varreze masive, në këtë pjesë u gërmua dy vite më parë.

Pastrimi i varrezave në fshatit Leshan, të komunës së Suharekës, ju mbeti në gjysmë banorëve të fshatit.


Shkas u bë gjetja e mbetjeve mortore në këtë vend në natën e Bajramit.

Mexhid Gashi, banorë i këtij fshati, rrëfen ngjarjen ku djali i tij se bashku më një person tjetër shkuan për t’i pastruar varrezat.

Derisa tregon mënyrën se si është gjetur kufoma, ai shprehet i habitur që askush më nuk ka dalur për të parë këtë vend.

“Nuk ka qenë i varrosur trupi i gjetur. Ka qenë fare pak i mbuluar. Duke pastruar barin u pa kufoma. Ndoshta edhe qentë endacakë kanë mundur ta zhvarrosin kufomën, por nuk e di. Më herët u kanë edhe një rast por nuk e di pse nuk është vazhdua më u gërmua”, ka thënë Mexhid Gashi për RTV Dukagjinin.

Në këtë  fshat gjatë luftës u vranë 24 persona, 3 nga të cilët ende nuk janë gjetur.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës, policia jep detaje
Lexo po ashtu Gjenden mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës, policia jep detaje

E kjo ngjarje që nuk është e para e llojit të tillë në këtë fshat, ka ngjallur interesim për familjaret që ende nuk i kanë gjetur familjarët e tyre.

Sedat Elshani, që ka të pagjetur ende gruan e axhës së tij thotë se në këtë pjesë u gërmua nën dyshimin për varr masiv, dy vite më parë.

“Para dy vite ka pas gërmime nga Instituti i Mjekësisë Ligjore pasi kanë dyshua për varr masiv. Kanë punuar dy ditë po pastaj nuk kanë ardhur. Më sa e di diçka kanë gjet. Unë e kam gruan e mixhës që ende nuk është gjetur. Mbas këtij rasti na jemi interesua mos ka diçka. Po janë edhe nja tre ose katër të pagjetur këtu në fshatin tonë. Ka pas masakër që janë vra 24 vetë”, Sedat Elshani.

Pas lajmërimit të rastit në vendin e ngjarjes, ka dalur Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në njoftimin për media zyra e Policisë në rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se këto mbetje janë dorëzuar në Institutin e Mjekësisë  Ligjore për ekzaminim.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori