LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje e madhe për Vetëvendosjen në Matiqan

Mbështetje e madhe për Vetëvendosjen në Matiqan

Sonte në Matiqan, para qindra banorëve të lagjes u prezantuan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvend Komunal si dhe mbajtën fjalë kandidati për kryetar të Komunës, Shpend Ahmeti dhe deputetja Albulena Haxhiu.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se mbështetja që po e marrim në këtë tubim, na tregon se pse partitë tjera nuk mund të depërtojnë në Matiqan.


“Sukseset tona në mandatin e parë, kanë qenë të mundura veç në bashkëpunim direkt me juve qytetarëve. Njësoj do të vazhdojmë edhe mandatin tjetër. Tashmë e kemi çliruar Prishtinën, dhe e kemi shansin për zhvillim. Zhvillimi i Prishtinës është programi jonë. Programi ‘Prishtina, qytet në çdo lagje’. Atë program do ta zbatojmë në tërësi, bashkë me shumicën që do ta kemi në Kuvendin Komunal, bashkë me juve qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se në Prishtinë nuk do të ketë balotazh, sepse Shpend Ahmeti dhe VETËVENDOSJE! do të fitojnë bindshëm që në raundin e parë.

“Këto ditët e fundit të fushatës shfrytëzoni maksimalisht, ashtu që fitoren tonë ta bëjmë sa më të thellë, ashtu që të japim shembull në tërë Kosovën, dhe të fitojmë më pas edhe në shumë komuna të tjera pas balotazhit”, tha Haxhiu, njofton VV.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori