Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër përpara se të bien në tokë duke lënë të vdekur të dy pilotët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja e tmerrshme ndodhi pranë aeroportit Leumnitz në Gera, Gjermani pak pas orës 18:00 të së shtunës.


Dhe imazhet thuhet se tregojnë dy aeroplanët që fluturojnë paralelisht përpara se një manovër e hollësishme të shkojë keq, duke i çuar ata të rrëzohen dhe të “mbërthehen” ndërmjet vete.

https://twitter.com/green_grap/status/1573775404934090753?s=20&t=NN1xM2GYHDLwUa1DXZYutg

Aeroplanët mund të shihen duke rënë në tokë dhe duke u përfshirë nga flakët ndërsa tymi i zi del nga vendi i rrëzimit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit duke shuar zjarrin në rrënojat vetëm pak metra larg banesave në rrethin Thränitz.

https://twitter.com/FSXAviation3/status/1573908931071868928?s=20&t=0pKRCMLoJ7CmrztGfMgyYw

Ndërkohë ka qenë një zëdhënës i zjarrfikësve që ka konfirmuar vdekjen e dy pilotëve pas përplasjes.

Dyshja thuhet se kishte fluturuar në formacione prej vitesh, madje duke fituar titullin e kampionatit botëror në aerobatikë të cilësisë së mirë në 2019. /Telegrafi/