ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

25 pjesëtarë të policisë së Sllovakisë do të arrijnë sot në Maqedoni për të zbatuar kontrolle dhe patrulla të përbashkëta bashkë me policinë vendase, në kufirin jugor me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është rotacioni i pestë i policëve sllovak në Maqedoni, aktivitet që bëhet në bazë të Memorandumit të mirëkuptimit në mes të ministrive të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Sllovakisë./Telegrafi/