Kylian Mbappe ka kompletuar het-trikun gjatë pjesës së parë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” në mes të Francës dhe Kazakistanit.

Franca e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-0 ndaj Kazakistanit në ndeshjen e vlefshme kualifikuese të Grupit D.

Lojtari kryesor i 45 minutave të parë padyshim se ishte sulmuesi i talentuar i Paris Saint-Germain, Mbappe.

Mbappe arriti t’i shënojë të tri golat e Francës, duke kompletuar het-trikun brenda 26 minutave.

Goli i parë i Mbappes erdhi në minutën e gjashtë pas asistimit të Theo Hernandez, ndërsa goli i 2-0 erdhi në minutën e 12-të pas asistimit të Kingsley Coman.

Sulmuesi francez e kompletoi het-trikun në minutën e 32-të duke shënuar për 3-0 pas asistimit të dytë personal të Comanit.

Ky ishte het-triku i parë i Mbappes me Francën. /Telegrafi/