LAJMI I FUNDIT:

Mbajeni zemrën të shëndetshme ndërkohë që po plakeni

Mbajeni zemrën të shëndetshme ndërkohë që po plakeni
(Foto: SLHW)

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Këto lloj sëmundjesh janë 90 për qind të shërueshme, të gjithë mund t’i parandalojnë, veçanërisht duke ngrënë ushqime që janë të ulëta në kripë dhe kolesterol, duke ushtruar rregullisht dhe duke mos pirë duhan.

Edhe nëse një person ka një histori familjare të sëmundjeve të zemrës, ato mund të parandalohen dhe trajtohen falë përparimeve të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë mënyra për ta mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni:

Bëni prioritet stërvitjen fizike

Të ushtruarit është një nga gjërat më të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Ushtrimet aerobike dhe stërvitjet me rezistencë janë më të mirat. Dhe nëse keni një bazë të mirë muskuloskeletore, kjo ju mundëson të bëni ushtrimet që ndihmojnë zemrën tuaj.

(Foto: Harvard Health)

Shmangni duhanin

Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës me rreth 25 deri në 30 për qind.

Gjithashtu edhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit kontribuon në vdekje të parakohshme nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri i mushkërive çdo vit.

Shmangni yndyrat e pashëndetshme

Kufizimi i sasisë së yndyrave të cilat konsiderohen si të pashëndetshme është një hap i rëndësishëm për të ulur kolesterolin në gjak dhe për të ulur rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare.

Një nivel i lartë i kolesterolit në gjak mund të çojë në një grumbullim të pllakave në arterie, një gjendje që quhet aterosklerozë, e cila mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Mishi i shpendëve, peshqit, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe vezët janë disa nga ushqimet më të mira që mund të konsumoni për të ruajtur shëndetin e zemrës tuaj.

Gjithashtu fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, janë gjithashtu burime të mira proteinash dhe përmbajnë pak yndyrë dhe janë pa kolesterol, duke i bërë ato zëvendësuese të mira të mishit.

(Foto: MU Health Care)

Flini mjaftueshëm

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.

Sipas studimeve njerëzit që flenë mjaftueshëm mund të kontrollojnë më mirë peshën trupore, presionin e gjakut ose rrezikun për shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Kujdesuni për shëndetin e dhëmbëve

Shëndeti i dhëmbëve është një tregues i mirë i shëndetit të përgjithshëm, duke përfshirë zemrën tuaj, sepse ata që kanë sëmundje periodontale (të mishrave të dhëmbëve) shpesh kanë të njëjtët faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Edhe pse studimet vazhdojnë për këtë çështje, shumë kanë treguar se bakteret në gojë që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve mund të futen në rrjedhën e gjakut dhe të shkaktojnë një rritje të proteinës C-reaktive, një përgjegjëse për inflamacionin në enët e gjakut.

Këto ndryshime mund të nga ana tjetër, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori