LAJMI I FUNDIT:

146 kandidatë i nënshtrohen testit kualifikues për prokurorë të Shtetit

146 kandidatë i nënshtrohen testit kualifikues për prokurorë të Shtetit

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur Testi Kualifikues për herë të tretë për kandidatët për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve në prokuroritë themelore, me ç’rast morën pjesë 146 kandidatë.

Testi Kualifikues është një prej pjesëve të testimit, i cili ka në përbërje edhe Testin me Shkrim dhe intervistat, të cilat Këshilli Prokurorial i Kosovës i organizon sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve në modele të ngjashme të rekrutimit.

Testin Kualifikues e ka mbikëqyrur Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, i cili ka thënë para kandidatëve se dita e sotme është një ditë e veçantë për Këshillin Prokurorial, por edhe për vetë karrierën e kandidatëve për prokurorë, të cilëve iu uroi suksese në fazat e këtij procesi testues, gjithashtu, në kuadër të monitorimit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Aplikimi i kandidatëve për prokurorë është realizuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, me ç ‘rast iu është mundësuar të gjithëve që të aplikojnë, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentet e kërkuara në formatet e nevojshme digjitale, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori