LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i drejtorëve politik të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e BE-së në Shkup

Mbahet takimi i drejtorëve politik të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e BE-së në Shkup

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot u mbajt takimi i dytë i Shërbimit Evropian për punë të jashtme(EEAS) e kryesuar nga zv.sekretari i përgjithshëm i EEAS, Jean-Christophe Belliard, me drejtorët politik të shteteve të Ballkanit Perëndimor (BP6), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diskutimet në takim u përqëndruan në perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, çështjet në lidhje me partneritetin lindor të BE-së, përshtatjen me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe në gjendjen aktuale dhe zhvillimin e ngjarjeve në rajon dhe më gjerë.


Sekretari shtetëror i MPJ-së, Viktor Dimovski e përshëndeti përkushtimin e deritanishëm gjithëpërfshirës të BE-së në vend dhe rajon, duke theksuar pritjet që ky përkushtim të kurorëzohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë kontekst, Dimovski informoi për hapat konkret të Qeverisë në periudhën e kaluar në planin e brendshëm dhe të jashtëm dhe përmendi aktivitetet e parapara për vitin 2018./Telegrafi/